Përveç Sindikatës së Telekomit edhe Bordi dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrje ka raportuar para Komisionit për PTK-në.
Kryetarja e këtij bordi, Besa Berisha ka thënë se Telekomi është në gjendjen ekzistuese si pasojë e mungesës së investimeve.
“Të hyrat e Telekomit vazhdojnë të bien si pasojë e mungesës së investimeve. Këtë konkurrenca e ka shfrytëzuar maksimalisht duke dal në treg me produkte të reja e kështu e ka lënë mbrapa Telekomin”, ka thënë ajo.
Berisha ka përmendur disa probleme që sipas saj janë kryesoret në Telekom.
“Problemet kryesore janë mbyllja e borxhit me z-mobile dhe mundësia e negocimit të rëndësishëm dhe mungesa e investitorëve”, ka shtuar ajo.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ka thënë se “ka një muaj e gjysmë që e kam marrë këtë pozita por kam mbi 10 vite që kam qenë brenda Telekomit dhe i kam njoftu të gjithë problemet me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje, ndërsa sot nuk është aspak privilegj të jesh në këtë ndërmarrje e le më në pozita udhëheqëse”’ ka thënë ai.
Istrefi ka shtuar se problemet e fundit me të cilat po ballafaqohet telekomi kanë bërë që mbi 120 mijë konsumatorë që janë larguar nga shërbimet e Telekomit.
“Ne nuk po kërkojnë nga Qeveria dhe Institucionet të na japin para por po kërkojmë vetëm që të na mbështesin”, ka thënë gjithashtu Istrefi.
Gjatë këtij raportimi u diskutua për kontratat e Telekomit të konsiderohen si të dëmshme duke përfshirë edhe atë me z-mobile./Arbresh.info/

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...