Një ndër gjërat më të rëndësishme në çastin kur humbim peshë është padyshim heqja e dhjamit që kemi akumuluar.
Por e keni menduar ndonjëherë se ku shkon gjithë sasia e dhjamit që del prej trupit tonë?
Sipas studimeve dhe anketimeve të ndryshme keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji.
Kjo teori shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimike dhe për këtë arsye nuk është e vërtetë, transmeton opinion.
Gjithashtu një tjetër ide se ku shkon dhjami është konvertimi i i tij në muskuj, teori e cila sipas shkencëtarëve është e pamundur.
Sipas kërkuesve e vërteta është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë. Ju lironi dioksidin e karbonit dhe ujë derisa kthehet në urinë ose djersë.
Në çastin kur arrini të humbisni 10 kilogramë dhjamë, saktësisht 8.4 kilogramë prej tyre largohen përmes mushkërive dhe 1.6 kilogramë shndërrohen në ujë. Kjo do të thotë se thuajse e gjitha peshë që humbim kalon kur çlirojmë frymëmarrjen.
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...