Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se nuk është takuar që një kohë të gjatë me partnerin e tij qeveritar, Kadri Veselin.
Haradinaj në T7 ka thënë se ka komunikim korrekt me Veselin, mirëpo me të nuk është takuar prej muajsh.
“Komunikojmë korrekt por kemi ma pak komunikim, por mendoj se është për shkak të zgjedhjeve të brendshme në PDK. Ka dinamikë”, është shprehur kryeministri.
Mirëpo kur Haradina pyetet se kur ka pasur takim pune me Veselin, ai thotë se s’ka pasur prej kohësh.
“Jo skemi pasur takim bilateral që një kohë. Komunikoj me ministra për z. Veseli”, ka thënë Haradinaj.
“Ka ndodhur ndonjë ngjarje ku jemi taku, por jo në mënyrë bilatatere”, është shprehur ai.
“Jam takuar me të vetëm edhe njëherë prej Pavarësisë, për një konsultë ka qenë takimi”.
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...