Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, dhe se ata që kanë bërë faje do të ndëshkohen.
Mustafa, në RTV Dukagjini ka thënë se barra kryesore për procesin e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria i ka rënë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se jo të gjithë nga ta do të fajësohen, por secili nga ta do të trajtohet me metodat e shteteve demokratike të risocializimit.
“Ata që kanë fajësi [në Siri] do të ndëshkohen. Organet e drejtësisë në Kosovë do të merren me ta. Por edhe ata që do të trajtohen nga drejtësia do t’i nënshtrohen edhe procesit të deradikalizimit për t’u integruar në shoqërinë kosovare”.
“Nuk pritet rrezik prej tyre, sepse jemi të organizuar mirë. Falënderoj bashkëpunëtorët nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, sepse te këta persona është dashur brenda 72 orëve të bëhen kontrollet shëndetësore e psikologjike”, tha Ekrem Mustafa.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...