Për të gjithë ju që keni hedhur lotarinë amerikane dhe po prisni për rezultatet e saj ambasada ka një njoftim të rëndësishëm.
Në faqen zyrtare të internetit të ambasadës thuhet se nga 7 maji mund të kontrolloni nëse jeni përzgjedhur ose jo.
Njoftimi
Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve./tch
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli