Tottenhami ka siguruar tri pikë të plota ndaj Brightonit falë golit spektakolar në fund të ndeshjes nga Christian Eriksen.
Reprezentuesi danez shënoi supergol për 1 me 0 në minutën e 88′ të ndeshjes në takimin si nikoqir këtë mbrëmje (e martë) duke e lënë të marrë frymë lirshëm skuadrën e tij në garën për top katërshe, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi Danny Rose është lojtari me notën më të lartë – 7.9 duke shpëtuar skuadrën e tij në katër raste si dhe duke bërë tri ndërprerje të shkëlqyera.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe heroi i skuadrës së Pochettinos – Christian Eriksen (7.6).
Alderwereld (7.7), Trippier dhe Vertognhen (të dy me notë 7.4) si dhe Dele Alli (7.1) me një asistim janë vlerësuar po ashtu me notë të mirë.
Lojtari me notën më të dobët është sulmuesi anësor i skuadrës mysafire – Jurgen Locadia (6.0)./arbresh.info/

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...