Trajneri i Arsenalit, Unai Emery insiston se nuk është duke menduar rreth planeve të klubit për verë.
Pritet që “Topçinjtë” të përforcojnë skuadrën e tyre me përfundimin e sezonit, por Emery ka qëndruar i druajtur edhe në këtë çështje, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes të së mërkurës kundër Wolves, spanjolli tha: “Fokusi im është në karrierë dhe qëllimi im është për performancën më të mirë dhe për të menduar rreth ndeshjes së ardhshme. Për mua e ardhmja nuk ekziston”
“Unë jetojë në të tashmen. Është shumë e rëndësishme në çdo ndeshje për të shfaqur performancën tonë dhe me pas kapacitetin dhe duhet që lojtarët tonë të shfaqin se çfarë mund të bëjnë ata për tifozët e tyre”
“Ne nuk jemi duke menduar për të ardhmen. Ju duhet të luani në çdo ndeshje duke menduar rreth atij shpirti të madh për të bërë atë që mund të bëjmë individualisht dhe kolektivisht. Unë besoj në lojtarët dhe në mënyrën tonë”
“Ne kemi mundësi, nuk është për mua të mendoj rreth të ardhmes”, përfundoi Emery./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...