Kryeministri Zoran Zaev, në tribunën e sotme në Komunën e Karposhit, njoftoi se do të ketë “pastrime” nga radhët e pushtetit, për shkak të pakënaqësusë nga një pjesë e qytetarëve.
Ai tha se mesazhin e ka marrë dhe shtoi se nuk e kërcënon askënd, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Flas hapur, nuk e kërcënoj askënd. E morëm mesazhin në raundin e parë. Këtë qartë ua them mbështetësve tanë, të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi dhe janë të pakënaqur nga ne, nga funksionarët tanë. Në nivel lokal dhe qendror, pastrime do të ketë. Ky është mesazhi im. Mesazhin e dërguat, por mos e dënoni shtetin, për shkak të disa dobësive tona. Kemi dobësi, por punojmë dhe do të punojmë që t’i përmirësojmë. Kuptova, shumë mbështetës tanë na thanë ‘ej, alo’, ndrysho diçka”, tha mes tjerash Zaev.
Ai foli edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku tha se kandidati Stevo Pendarovski do të arrijë fitore me mbi 100 mijë vota dallim.
“Unë jam njeriu më i informuar, nëse ju nuk e dini Zaevi e di: do të fitojmë me 100 mijë vota dallim në rrethin e dytë dhe për këtë arsye kthejeni buzëqeshjen. Tani meritojmë të fitojmë, ndërsa do të vijë koha kur edhe do të humbim dhe për këtë do të jemi të përgatitur”, tha Zaev.
Ndryshe, pas “pastrimeve” që i paralajmëroi Zoran Zaev, aktori Dragan Spasov Dac, i dhuroi fshesë për ta bërë pastrimin.
“Për shkak se unë jam i pari që do të jep dorëheqje për arsye morale, kam edhe përgjegjësi morale që të dorëzoj këtë fshesë për pastrimin që duhet të bëhet. Kjo nuk është e dakorduar, ka edhe lopatë ku mund të grumbullohet shumë mbeturina”, ka deklaruar aktori Dac.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...