Sulmi i djemve të Sabit Gecit, ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes një natë më parë para selisë së këtij subjekti politik, nuk ka të bëj me çështje politike.
Kështu të paktën thonë hetimet e para të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Portali arbresh.info ka mësuar se incidenti i mbrëmshëm mes dy djemve të Sabit Gecit dhe aktivistëve të Vetëvendosjes ishte për çështje personale.
“Sipas raporteve të para që ka marrë prokurori i rastit, çështja është personale mes të përfshirë në rastin e mbrëmshëm”, kanë thënë zyrtarë të prokurorisë për Arbresh.info.
Ndërkohë, nga konflikti mes djemve të Sabit Gecit dhe aktivistëve të VV, kanë mbet të lënduar tre persona, njëri nga ta ka pësuar therje me thikë.
Policia sot gjatë ditës ka bërë të ditur se dy të dyshuarit do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të t ‘gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve policor.
G. Lushi/ arbresh.info
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...
Hamza mobilizon asamblistët e PDK-së: Stop përçarjes dhe sta...
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...