Në orët e vona të së premtes 110 qytetarë kosovarë janë kthyer nga Siria.
E për t’u kthyer në Kosovë, në ndihmë autoriteteve kosovare u doli dhe ushtria amerikane.
Edhe pse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk specifikoi se cili ishte roli që ShBA-të luajtën, tashmë bëhet e ditur se një aeroplan me flamurin e ShBA-së arriti në Aeroportin e Prishtinës, teksa operacioni në fjalë po kryhej.
Kur u pyetën për kthimin e luftëtarëve në Kosovë, zëdhënësi i ushtrisë amerikane Sean Robertson tha se pasuritë amerikane janë përdorur për të mbështetur këtë operacion të riatdhesimit.
“Në asnjë moment ShBA-të, nuk e kanë marrë përgjegjësinë për të ndaluarit e dyshuar si luftëtarë të huaj terroristë”, ka thënë Robertson.
Ai nuk pranoi të jepte detaje shtesë për arsye të sigurisë.
Ndryshe në mesin e të kthyerve nga Siria, ishin 32 gra dhe 74 fëmijë, duke përfshirë edhe nëntë prej tyre pa prindër.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...