Anëtari i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Azem Rexhaj, i cili ka qenë dhe drejtor i këtij institucioni, ka bërë me dije se deri më tani janë evidentuar 66 operues ilegalë të cilët janë duke i shfrytëzuar burimet natyrore.
Rexhaj ka thënë se të gjithë këtyre operatorëve u janë vendosur shiritat për ndalim të veprimtarisë së tyre ilegale.
“Është përgatitur plani operativ i veprimit ‘Parandalimi dhe ndalim i aktivimeve të jashtëligjshme në sektorin minerar’, në të cilin marrin pjesë Policia e Kosovës, Inspektorati i KPMM-së, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe inspektoratet komunale. Objektiv i këtij plani operativ është ndërprerja e të gjitha aktivitetet të kundërligjshme në sektorin minerar. Në momentin e inspektimit që vërehet se një kompani s’ka licencë, atëherë policia i vendos shiritat dhe pastaj secili institucion sipas kompetencave përgatitë dokumentacionin për t’u kompletuar lënda për dërgim në prokurori. Nëse hiqen shiritat që ka pasur raste, atëherë policia i arreston”, është shprehur Rexhaj për Epoka e Re.
Më tutje ai, ka thënë se veprimtaria ilegale e këtyre operatorëve i ka shkaktuar dëme financiare dhe ambientale vendit tonë.
“Dëmi që kanë shkaktuar aktivitet ilegale gjatë këtyre viteve është qindra milionësh, si në aspektin e ambientit, prishjes se shtretërve të lumenjve dhe konkurrencës jolojale. Shihni, kemi rrugë që prishët pas gjashtë muajsh për shkak të cilësisë së dobët të lëndës që e kanë nxjerr ilegalisht, apo të jem më i qartë me lëndën e parë të vjedhur. Resurset minerale janë pronë e Republikës se Kosovës dhe kushdo që i shfrytëzon pa licencë konsiderohet vepër penale. Aksioni ka filluar më 18 mars 2019 dhe është duke vazhduar me angazhim maksimal. Deri me tani janë evidentuar 66 operues ilegalë dhe u janë vendosur shiritat për ndalim të tyre”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se në Komisionin për Zhvillim Ekonomik nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2018.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...