Manchester United është poshtëruar nga Evertoni në takimin e sotëm mes tyre.
“Djajtë e Kuq” kanë pësuar një disfatë të thellë prej 4 me 0 në takimin si mysafirë në Goodinson Park pasditen e sotme (e diele) kundër Evertonit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Richarlison zhbllokoi shifrat në minutën e 13′ me një gol të bukur nga afërsia para se Gylfi Sigurdssoni të shënonte supergol nga distanca për 2 me 0 në minutën e 28′. Lucas Digne me “raketë” shënoi golin e tretë, ndërsa Theo Walcott në një kundërsulm realizoi golin e katërt në portën e portierit David de Gea.
Shpresat e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit për pozitë kualifikuese në Ligë të Kampionëve kanë pësuar një goditje si pasojë e kësaj disfate.
Ndryshe, Manchester United ka vendosur rekord negativ duke pësuar mbi 45 gola për herë të parë që nga viti 1998. Ata gjithashtu nuk kanë pësuar mbi katër gola në një ndeshje që nga shtatori i vitit 2014 nga ndonjë skuadër jashtë top gjashtës.
United vazhdon qëndrimin në pozitën e gjashtë me 64 pikë, dy më pak se Arsenali në pozitën e katërt dhe me një ndeshje më pak./arbresh.info/
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Kosova dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin në Bordin e Paqë...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...