Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot votoi në vendvotimin 0816 në Zajaz.
Pas prononcimit, Ahmeti theksoi se dëshiron që këto zgjedhje të jenë të lira, sipas standardeve të nevojshme, që të na shërbejnë edhe për një hap drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe për rrumbullakësimin e procesit për integrimet në NATO.
“Është me rëndësi që të gjithë t’i pranojnë rezultatet zgjedhore, sepse në procesin zgjedhor ka fitues dhe ata të cilët nuk i kanë realizuar pritjet e tyre. Është shumë me rëndësi që procesi të zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe në fund të pranohen rezultatet e këtyre zgjedhjeve nga të gjitha pjesëmarrësit. Sipas informacioneve të mia deri në këtë moment procesi zgjedhor zhvillohet qetë dhe pa asnjë problem”, tha Ahmeti.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...