OBSE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet pa probleme, informoi Serejn Mauborn, koordinues special i OSBE-së para vendvotimit në shkollën e mesme “Josip Broz-Tito” në Shkup.
Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Rajnholld Lopatja informon se vërejtja e vetme deri më tani është ajo që disa personave të cilëve u ka skaduar afati i letërnjoftimeve janë kthyer dhe më pas janë kthyer të votojnë me pasaporta.
“Është shumë me rëndësi për Maqedoninë e Veriut të tregojë se gjithçka zhvillohet në atë mënyrë për të cilën do të mund të thuhet se jemi të kënaqur, sepse dëshirojmë ta shohim shtetin në BE dhe prandaj është me rëndësi që të respektohet qeverisja e të drejtës”, thotë Lopatka.
Në listën e këtij vendvotimi, siç informoi Lopatka, ka 800 votues të regjistruar, ndërsa deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë vetëm.
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan