Princi Harry dhe dukesha Meghan Markle pritet të zhvendosen në Afrikë me një mision bamirësie që do të zgjasë tre vite, pas lindjes së fëmijës së tyre.
Meghan Markle dhe Princi Harry mund të zhvendosen në Afrikë për dy deri në tre vjet për një projekt ndërkombëtar, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info
Çiftit mbretëror, të cilët presin fëmijën e tyre të parë , do t’u jepet një rol që përfshin Komonuelthin, punën bamirëse dhe promovimin e Britanisë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Thuhet se planet janë hartuar nga David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe Lord Geidt, ish sekretari privat i Mbretëreshës.
Edhe pse kjo gjë nuk vendoset deri në vitin e ardhshëm, ka gjasa që roli ka gjasa të jetë në Afrikë për shkak të lidhjeve të çiftit me atë vend. / arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...