Një arkë e shekullit të 14-të që përmbante më shumë se 550 monedha ari të rralla dhe argjendi që potencialisht ka vlerë 150 mijë paund është zbuluar në .
Zbulimi përfshin 12 monedha shumë të rralla ari që nga koha e Vdekjes së Zezë dhe mendohet të jetë një nga sasitë më të mëdha të gjetura ndonjëherë nga Mbretëria e Bashkuar në dekadën e fundit. Personat që e gjetën atë, ishin katër detektorë amatorë që kërkonin metal.
Monedhat mbahen në një muze derisa të vlerësohen zyrtarisht dhe me pas do të shiten. Të ardhurat do ndahen midis gjetësve dhe pronarit të tokës.
Fillimisht kërkuesit gjetën vetëm 12 monedha ari që i përkisnin periudhës së Eduardit të I dhe II. Por burrat vazhduan gërmimet dhe gjetën monedhë pas monedhe në të njëjtin vend.
Ditën e parë gjetën 276 monedha argjendi dhe nëntë ari. Monedhat e argjendta besohet të jenë nga periudha e sundimit të Eduardit I dhe II – 1272 deri në 1327 – Thesari dyshohet se është fshehur nga një person i pasur më shumë se 600 vjet më parë.

LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...