Policia e Shkodrës ka bërë një operacion ku arrestoi në flagrancë dy persona për vepra të ndryshme penale. Konkretisht në Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, pasi në lagjen “Salo Halili”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë tip Beretta, me një krehër me15 fishekë.
Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.
26-vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”. Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme./tch
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...