Policia e Kosovës ka njoftuar rreth incidentit të mbrëmshëm mes dy djemve të Sabit Gecit dhe aktivistëve të Vetëvendosjes.
Policia bën të ditur se dy të dyshuarit do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të t ‘gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve policor.
Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00 nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy perona të dyshuar për lëndim trupor dhe kanosje.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në mes të disa personave ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast janë lënduar tre persona, njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).
“Me të marrë informatën, policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe pasi ka identifikuar ka arrestuar të dyshuarit me inicialet A. G, 27 vjeç, dhe
K. G, 29 vjeç, për të cilët dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas arrestimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, sipas policisë të dyshuarve u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe të njëjtit po mbahen në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë./Arbresh.info/
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...