Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ndarë dhimbjen e tij për Manchester Cityn pas eliminimit të tyre dramatik në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.
Strategu gjerman i ka dërguar mesazh urimi gjithashtu skuadrës së Tottenham Hotspurit për arritjen në gjysmëfinale të këtij kompeticioni madhështor, transmeton portali arbresh.info.
“Më vjen keq me të vërtetë për Manchester Cityn dhe e di se ka njerëz që thonë se pa VAR-in do të ishte një gol”, ka thënë Klopp.
“Ekziston edhe një debatë rreth kësaj, por ishte e vështirë për tu parë”
“E uroj Tottenhamin dhe siç e kam thënë në fillim të sezonit se ata kanë pasur verën më të vështirë, jo sepse nuk kanë nënshkruar me ndonjë kë, por sepse ata kanë pasur vetëm dy javë pushim”
“Blutë” do të jenë nikoqir të “Spursve” të shtunën për takimin në Premierë Ligë ndërkohë që Liverpooli luan ndaj Cardiff Cityt të dielën./arbresh.info/
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV