Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar një nga vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë, për të parë nga afër respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit, si parakushte për parandalimin e lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.
Ministri Reçica me këtë rast ka takuar punëdhënësit dhe punëtorët me të cilët ka biseduar rreth rëndësisë respektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, përkatëisht, të legjislacionit nga kjo fushë.
Reçica theksoi se punëtorët në Kosovë meritojnë kushte dinjitoze për punë, në përputhje me standardet evropiane dhe mbi të gjitha, siguri dhe shëndet në vendin e punës.
“Jeta e punëtorëve tanë vlen dhe ne duhet të mbrojmë atë. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e legjislacionit aktual nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë por edhe këmbëngulës në përpjekjet për avancimin e mëtejmë të tij”, ka thënë Reçica.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...