Të premten në Prishtinë, në ditën e veteranëve u mbajt akademia përkujtimore për komandantin e UÇK-së, Sali Çekaj, shkruan Arbresh.info
Akademi kjo e cila u organizua nën patronatin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj e vlerësoi lartë figurën e ish luftëtarit të UÇK-së, Salih Çekaj.
Haradinaj tha se siç shumë elemente e bëjnë të rëndësishëm betejën në Koshare, edhe vet ketë betejë e bënë të rëndësishëm ish luftëtari Salih Çekaj.
“Sot është një nder i madh. Behet fjalë për shumë orë e shumë ditë luftë, kurrë s’është tepër me fol. Përpos kthesës që bani lufta ne momentet e veta. Rëndësia e momentit të thellimit të luftës kanë rëndësi të madhe, ka plot elemente qe këtë e bëjnë të rëndësishme. Është vet dita e sotme, vet heroi Sali Çekaj e bënë të veçantë. Si një intelektual e filloj luftën, me dije me intelekt. Prej një juristi atdhetar, është heroi ynë. Ai bëri shumë qe të lidhë njerëzit drejt rrugës lirisë, nuk ka qenë e lehtë, sepse nuk t’kane besu njerëzit apo edhe te kane keqkuptu” tha Haradinaj
Ndërsa, në emër brigadës 138 “Agim Ramadani”, Agron Jusufi, i emocionuar dhe mes lotëve kujto ish luftëtarin Çekaj.
Ai tha se edhe pse ishte një figurë politike, asnjëherë nuk tregohej i largët me të tjerët. Siç tha edhe vete Jusufaj ai ishte njeri shpresëdhënës.
“Sot po e kujtojmë Sali Çekajn, njeriun qe na jepte forcë e shpresë edhe atëherë kur nuk kishim. Ka ne mesin tonë veteranë qe presin ende ndihmë nga ne, këta nuk duhet harruar. Figura e Salihut kishte shumë dimensione shumë faza. Salihu është figura e madhe e kombit, pa hezitim mund të themi se ai na fton të jetojmë jetë të devotshme në atdheun tonë. Ai rrugëtimin për ta kundërshtuar atë regjim rrugën e nisi me ish Presidentin Rugova dhe Fehmi Aganin. Të qenit politikan atë nuk e bëri të largët por shume te afërt” tha Jusufaj
Oficeri nga Shqipëria Kastriot Hoxha tregoi se si një grup i ushtarëve të udhëhequr nga Sali Çeku, u trajnuan fshehur në Shqipëri, në atë kohë lufte.
“Fal marrëveshjes të realizuar nga shqiptare atëherë e nënshkruar nga ish Presidenti Rugova, që ushtarët Kosovës të trajnohen në Shqipëri. Kombi shqiptar ishte bëre një, dëshironin të luftonin. Ardhja me fshehtësi ishte një guxim shumë i madh i tyre. Saliu bashkë me ushtarët arritën të sigurohen mundësin të kalojnë kufirin me armatim, ishte e udhëhequr nga Saliu”
E ndërsa djali i Sali Çekajt, Hysni Çekaj, i emocionuar pyeti se a ishte në gjendje Kosova t’a qoj në vend amanetin e babait të tij dhe shumë ushtarëve të rënë për liri.
“Me të vërtet kaluan dy dekada sikur se besoj qe është ne mesin tonë. Pikërisht për këtë unë ndalova dhe mendova se si do ta vlerësonte Kosovën për plot 20 vite, rrugëtimi i tij përfundoj shumë herët, në Koshare. Por, a ishim ne në gjendje ta qojmë në vend amanetin e tij? Kjo pyetje nuk më takon mua t’i përgjigjem. Kjo ditë për familjen tonë nis me mërzi por me mbështetjen tuaj mbyllët me gëzim e krenari” tha ai
19 prilli i vitit 1999, ishte dita kur Sali Çekaj ra për lirin e vendit në Koshare./Arbresh.info
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...