Për shumë njerëz të kujdesesh për veten do të thotë të vishesh me tendencat e fundit, të bësh trajtime bukurie apo të ndryshosh modelin e flokëve çdo muaj. Por mos harroni se ajo që pasqyrojmë jashtë është rezultat i asaj që fsheh nga brenda organizmi.
Sipas ekspertëve të shëndetit, shëndeti i mirë nis me sistemin tretës i cili shërben si mburojë për organizmin. Ai është i lidhur direkt me trurin, por edhe me shëndetin e përgjithshëm: duke shkaktuar si rrjedhojë: ankth, luhatje të humorit, probleme me lëkurën, , infeksione të shpeshta, madje dhe diabet. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni rëndësi detoksikimit të zorrës së trashë. Dhe për ta bërë këtë të fundit, ju mjaftojnë frutat e mëposhtme:
Perimet me gjethe jeshile: Spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e Brukselit dhe selinoja etj janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili eliminon bakteret e akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.
Hudhra: Hudhra ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e sistemit tretës. Ka veti antivirale, antibakteriale dhe anti-parazitare, të cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë.
Molla: Molla është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektinë, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.
Limoni: Për shkak të përbërësve që mbart, limoni vepron si antiseptik dhe pengon rritjen e mikroorganizmave në zorrë. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë.
Avokadoja: Avokadoja është e pasur me acide yndyrore Omega-3, të cilët shërbejnë si një lubrifikant për muret e zorrëve, që pastrojnë zorrët dhe parandalojnë problemet e tretjes./living.al/
Angela Martini në “DailyMail”, rrëfen ‘puthjen’ me Donald Tr...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...