Kryeministri Haradinaj edhe një herë ka folur për pagën minimale në Kuvendin e Kosovës, shkruan Arbresh.info
Kryeministri u shpreh se ky problem me pagën minimale ka ekzistuar qysh nga Qeveritë e kaluara dhe se përgjegjësin që nga ajo kohë nuk mund ta merr ai.
“Nga Qeveritë e kaluara paga në sektor publik është rritë në vazhdimësi, ndërsa paga në sektor privat nuk është prekë asnjëherë. Edhe ju lus ta ruajmë një kredibilitet të diskutimit. Unë mundem me qenë fajtorë për shumë sene, po s’mundem me qenë fajtor prej 2011” u shpreh Haradinaj
Ai gjithashtu potencoi se është hera e parë pas tetë viteve, që fillohet të diskutohet për sektorin privat.
“Hera e parë që pasi e kemi stabilizuar sektorin publik e që po mund t’i kthehemi sektorit privat. Unë kam provuar me i marrë kontributet e juaja. Para një kohe parlamenti më ka obliguar me i mbyll lojërat e fatit, pra parlamenti ka përgjegjësi në këtë aspekt” tha Haradinaj
Kujtojmë se pas përfundimit të debatit, do të votohet një rezolutë në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim