Në kuvendin e Kosovës ka filluar Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës.
Visar Ymeri nga PSD, parti kjo që ka kërkuar mbajtjen e kësaj interpelancë ka kërkuar që të rritet paga minimale në 250 euro.
“Punëtori në Kosovë nuk është vetëm i varfër ai është i harrua edhe nga shoqëria. Paga minimale prej vitit 2011 nuk është rritur ndërsa për sektorë tjera është rritur tri herë. Qeveritë i kanë injoruar sindikatat e punës”.
“Parimi mbetët pagë e njëjtë për punën e ndjetë duhet përforcuar. Ta kemi një pagë minimale për të gjithë të punësuarit pavarësisht moshës e gjinisë”.
“PSD kërkon që paga minimale urgjentisht të rritet në 250 euro. Kërkoj nga kuvendi që të marr vendim dhe ta dorëzoj kërkesën në qeveri dhe sa më shpejt të marr vendim për rritjen e pagës minimale”, tha Visar Ymeri./Arbresh.info/
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë