Deklarata e komisionarit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.
Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftës.
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, subjekt politik ky që udhëheq me Qeverinë e Kosovës, është shprehur për “Zërin” se ideja e presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve është thirrje për luftë.
Sipas tij, një ide e tillë jo vetëm që është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës, por nuk është e pranueshme as për partinë të cilën e ka udhëhequr më herët presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Për Qeverinë e Kosovës idetë e tilla janë të papranueshme. Kjo temë nuk pranohet as nga partitë politike të Kosovës e as nga partia nga e cila ka dalë zoti Thaçi, prandaj nuk mund të avancohet më tutje një ide e tillë. Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran, pastaj të mundë të ketë tema bisedimesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës. Por në këtë fazë konsiderojmë se çdo tendencë për të ofruar ndryshimin e kufijve është thirrje për luftë”, ka thënë Isufi.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...