Barcelona siguroi një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së martës ndërkohë që Ajaxi e bëri të njëjtën gjë në Torino.
Pasi i ndihmoi liderit në La Liga për të dërguar në shtëpi Manchester United, Sergio Busquets ka lavdëruar menjëherë pas ndeshjes skuadrën holandeze, transmeton portali arbresh.info.
“Juventusi ishte favorit për të fituar gjithçka, por nuk është befasi që ata janë eliminuar”, ka thënë fillimisht Busquets pas ndeshjes. “Ajaxi është një skuadër spektakolare. Ata kanë shfaqur meritat e tyre dhe nëse ata janë në gjysmëfinale është sepse ata e kanë njohur këtë”
Duke folur për suksesin e skuadrës, Busquets është i kënaqur që ata kanë arritur në gjysmëfinale.
“Ne nuk kemi qenë këtu që disa vite”, shtoi ai. “Por, ne nuk kemi ndonjë mendim negativ. Ne e dinim se kishim një rezultat të mirë”
“Tani, jemi të lumtur që jemi kthyer në gjysmëfinale por ne duhet të vazhdojmë”
Lionel Messi terrorizoi “Djajtë e Kuq” dhe Busquets nuk kishte fjalë për të përshkruar bashkëlojtarin e tij.
“Ai i zotëron të gjitha rekordet. Ai është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi mesfushori./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...