Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, akuzon qeverinë se është bërë shkaktarja që rinia është drejtuar drejt emigrimit. Kërpaçi thekson se papunësia nxit emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkuesit ndërkohë që kjo qeveri nuk merr asnjë masë për të përmirësuar jetët e njerëzve në Shqipëri.
”Paaftësia e qeverisë për të krijuar punësim për rininë e vendit është shkaktari i vetëm që ka bërë të kemi numrin më të lartë historik të emigrantëve dhe azilkërkuesve Shqiptar në vendet e Bashkimit Europian. Papunësia e të rinjve në Shqipëri është në nivele tronditëse duke shkaktuar krizë të madhe sociale dhe largim masiv të rinisë nga vendi”,-shkruan Kërpaçi.
Postimi i plotë
Paaftësia e qeverisë për të krijuar punësim për rininë e vendit është shkaktari i vetëm që ka bërë të kemi numrin më të lartë historik të emigrantëve dhe azilkërkuesve Shqiptar në vendet e Bashkimit Evropian.
Papunësia e të rinjve në Shqipëri është në nivele tronditëse duke shkaktuar krizë të madhe sociale dhe largim masiv të rinisë nga vendi.
Rikujtoj se ka 2 muaj që UNICEF ITALIA ka publikuar raportin ku tregohet se të miturit Shqiptar janë të parët në shifra krahasuar me botën për emigrim të paligjshëm në Itali dhe asnjë reagim ende nuk kemi sot nga Rilindja. Të mitur, nga 7-14 vjec, që largohen për të kërkuar të ardhmen gjetkë sepse këtu nuk kanë asnjë shpresë.
Papunësia nxit emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkuesit ndërkohë që kjo qeveri nuk merr asnjë masë për të përmirësuar jetët e njerëzve në Shqipëri. Propaganda dhe mashtrimet e qeverisë nuk e përmirësojnë ekonominë, as jetën e familjeve Shqiptare, por vetëm sa thellojnë mungesën e shpresës dhe mjerimin te familjet Shqiptare!
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...