Haradinaj nga Gllogjani: Nuk do të preket territori i Kosovës

11:51 | 16 Prill 2019
M. A.

Sot shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkëlzen Haradinaj dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt, dhe invalidi i UÇK-së Enver Haradinaj.

Ndërsa, homazhe kanë ber kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , përfaqësues të organizatave te dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë te dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës, deputetë të parlamentit të Kosovës, kryetar komunash dhe shumë qytetarë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar 16 prillin e vitit 1999 ku ka rënë vëllau i tij Shkelzen Haradinaj

“Ketë ditë në vitin 99 ka qenë ditë e vështir.  përpjekje për të shpëtuar jetë. Kur ka ardh lajmi se forcat serbe ia kanë mësy nuk ke mujt mos me vepru. Shkelzeni ka thane po shkoj unë dhe ata që i ka pasur afër gjatë gjithë luftës. Ai ka shkuar për të mbrojtur civilë dhe ka rënë bashkë më shokët. Ne i kemi pri luftës këtu nuk kemi pas kohë me përgatit luftën por vetëm me ju dal përpara armikut”, ka thënë mes tjerash kryeminiëtri Haradinaj duke  e kujtuar ditën e rënëis së vëlliat Shkelzenit.

Në këtë ceremoni, kryeministri tha se nuk është e vërtet që Kosova e ka falur Qakorrin as Kullën “nuk do ta lejoja kurrë me u prek toka e Kosovës”.

“Ne kemi me qu Kosovën ku i takon e NATO le te vendos si do sjellët nuk është e vërtet qe Kosova e ka fal Qakorrin as Kullën është rren nuk do ta lejoj me u prek kurբ toka as territori i Kosovës. Pushtet shkojnë e vijnë unë i kom kalu edhe do vjet ne burg nuk kom bo kurrë gabime ne interes te atdheut”, tha kryeministri./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/312293759439783/

  

Shpërndaje në rrjete sociale