“Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova , të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona”, ka shkruar Shahini.
Ajo ka bërë të ditur po ashtu se javën tjetër në Kosovë do të vin nxënës nga Shqipëria të cilët do të ndjekin shkollën në Kosovë dhe do të qëndrojnë në familje kosovare.
“Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njejtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore”, ka treguar Shahini.
Ajo ka thënë se “Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës”.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...