Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e organizatës humanitare Caritas, dhe prirësin e saj, Don Viktor Sopi, njofton Klan Kosova.
“Roli i Caritas Kosova në komponentën sociale në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçmas në aspektin e kujdesit shëndetësor. Prita sot përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e Caritas-it europian, prirë nga Don Viktor Sopi, me të cilët u pajtuam që projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave. Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikatë e punëtorëve tjerë shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin sociale Facebook.
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...
Dënime të ashpra pas Kupës së Kombeve të Afrikës, më së shum...