Qindra punëtorë të QKUK-së janë nisur dje në mëngjes për në Shqipëri ku do të kalojnë vikendin.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka angazhuar një kompani private me rreth 10 autobusë për t’i çuar anëtarët e saj në një ekskursion në Shqipëri.
Qindra punëtorë të QKUK-së do ta kalojnë vikendin duke shëtitur në qytetet bregdetare të Shqipërisë.
Sindikata organizon këtë udhëtim pothuajse për çdo vit. Megjithatë kjo sindikatë është përballur me kritika të shumta nga anëtarët e saj, veçanërisht nga infermierët të cilët janë ndarë të paknëaqur me përfaqësimin e saj në negocitatat për përcaktimin e koeficientit në ligjin e ri për pagat.
Për shkak të këtyre pakënaqësive tanimë është formuar edhe një sindikatë e veçantë e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

Qeveria në detyrë mban mbledhje, ky është vendimi që mori
Vdekja e ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Rama: Lamt...
Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi
Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapj...
Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona në Ukrainë
Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devij...