Kandidati për president i mbështetur nga pushteti Stevo Pendarovski në tubimet në Haraçinë dhe Gazi Babë tha se koncepti i tij si president është që shoqëria të jetë e pajtuar mes vete. Pendarovski tha se të bashkuar brenda, hapen dyert për integrimet euroatlantike. Tha se si president do t’i përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare.
Ju e dini që nuk ka vend që mund të zgjidhë problemet e tij që janë kryesisht të natyrës socio-ekonomike, nëse nuk është pjesë e Evropës. Prandaj, morëm përgjegjësinë dhe morëm vendime të vështira. Sepse nuk menduam për rejtingun politik, por u kujdesëm për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë e Veriut”- tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president./AlsatM/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...