Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, pas regjistrimit të Vetëvendosjes si parti në Shqipëri, ka thënë se i vjen keq që më shumë merren me idenë e ‘Shqipërisë së madhe’, e në anën tjetër nuk i trajtojnë çështjet me rëndësi në vendin e tyre.
“Më vjen keq kur e dëgjoj opozitën, rastin e Vetëvendosjes, të hap një zyre në Tiranë për të promovuar idenë e një Shqipërie të madhe që është shumë e rrezikshme e duke mos i trajtuar çështjet e qytetarëve të Kosovës dhe të na lënë neve diplomatëve të kujdesemi për këto sene. Kjo është një strategji që nuk mund të ketë sukses afatgjatë dhe do të ishte shumë e rrezikshme për Kosovën”, tha O’Connell në intervistën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, i transmetuar në Radiotelevizionin e Kosovës.
O’Connell e ka kuptuar edhe praktikën e politikanëve në Kosovë, të cilët po bëjnë gjeste patriotike për t’u shfajësuar për skandalet që ndodhin në Kosovë.
Nëse korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar, gabimet, të gjitha shfajësohen nëse dikush bën një gjest patriotik, politikanët kanë me vazhdu me bo gjeste patriotike dhe s’ka me pas përmirësim në qeverisje”, ka deklaruar ambasadori britanik O’Connell.
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...