Manchester United dhe West Hami kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Old Trafford në kuadër të xhiros së 34-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Disfata 2 me 1 në xhiron e fundit kundër Wolves bëri që “Djajtë e Kuq” të humbin pozitën në top katërshe dhe ata duhet gjithsesi t’i shmangen gabimeve të tilla në mënyrë për të mbajtur të gjalla shpresat për pozitë kualifikuese në Ligë të Kampionëve.
Nga ana tjetër, West Ham është në një pozitë që nuk rrezikon dëbimin e tyre por edhe janë të pashpresë për ndonjë pozitë kualifikuese në kompeticionet e UEFA-së.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 18:30./arbresh.info/
Manchester United: De Gea, Dalot, Jones, Smalling, Rojo, Fred, Pogba, Mata, Lingard, Martial, Lukaku
West Ham: Fabianski, Zabaleta, Ogbonna, Balbeuna, Masuaku, Rice, Noble, Snodgrass, Lanzini, Anderson, Chicharito
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...