Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nga sot, në e-kiosqet në dy ndërtesat e Komunës dhe në zyrën e gjendjes civile në Ulpianë se përveç dokumentet të gjendjes civile, qytetarët do të mund t’i marrin edhe certifikatat e pronës, me çmimin e njëjtë sikurse në sportel.
Siç ka thënë Ahmeti përmes një postimi në facebook, këtë shërbim do të mund të e marrin të gjithë qytetarët që nuk kanë konteste dhe që borxhin e tatimit në pronë e kanë nën 100 Euro.
Ky është njoftimi i plotë:
Prej tash, në e-kiosqet në dy ndërtesat e Komunës dhe në zyrën e gjendjes civile në Ulpianë se përveç dokumenteve të gjendjes civile, qytetarët do të mund të i marrin edhe certifikatat e pronës (fletat poseduese), me çmimin e njëjtë sikurse në sportel.
Këtë shërbim do të mund të e marrin të gjithë qytetarët që nuk kanë konteste dhe që borxhin e tatimit në pronë e kanë nën 100 Euro.
Jemi duke shqyrtuar mundësinë për përfshirjen edhe të dy shërbimeve të reja dhe rritjen e numrit të aparateve të e-kioskut nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës, në menyrë që qytetarët të kenë shërbima të shpejta, cilësore dhe të besueshme
Nënkryetari Muhedin Nushi dhe Paul Vaca, drejtor i zyres për politika në USAID prezentuan shërbimin e ri elektronik “Certifikata e pronës (Fleta Poseduese) në e-kiosk”.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...