LSDM akuzojnë VMRO-në dhe liderin e saj Hristijan Mickoski për shpërndarje të lajmeve të rrejshme në lidhje me deklarimin e pasurive të funksionarëve të LSDM-së deri tek Komisioni për Antikorrupsion.
“VMRO e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk kanë mënyrë tjetër të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme, ngjarje të imagjinuar dhe manipulime me qytetarët. Për këtë partia njihet si burim i lajmeve të rrejshme”, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje thonë se në konferencën e sotme të VMRO-së u përpoq edhe njëherë në mënyrë të ulët që të fitojë poenë politik nëpërmes shpërndarjes së lajmeve të rrejshme.
“Të gjitha raportet e zyrtarëve të LSDM-së në Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit janë dorëzuar në përputhje me detyrimet ligjore dhe deklaratat e pasurive janë të hapura për opinionin”, njofton LSDM-ja.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...