Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Ramosaj për vdekjen e Fetnete Ramosaj.
Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se vdekja e veteranës Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj
“Vdekja e hershme e bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Fetnetja ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj“, ka shkruar ai.

Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Ame...
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...
Kriza politike dhe zgjedhjet e reja rrisin pasigurinë ekonom...