Hormonet, mbiprodhimi i yndyrës, shumimi i baktereve të këqija, prishja e ekulibrit të pH, duhanpirja, qumështi, vera… duket se çdo gjë mund të shkaktojë akne ! Rreth 40-50 milionë amerikanë vuajnë nga aknet adult e ky problem, tashmë nuk është vetëm i adoleshentëve, por edhe i të rriturve.
Në parim, gjenetika luan një rol të madh në mënyrën se si trupi juaj reagon ndaj hormoneve që stimulojnë shfaqjen e puçrrave të fytyrës, por janë dhe disa zakone të këqija që përkeqësojnë cilësinë e lëkurës dhe bëjnë që kjo e fundit të mbulohet nga aknet.
Gabimi më i madh që bëjnë të rinjtë, e jo vetëm sipas dermatologëve është eksfoljimi i lëkurës !
Nëse mendoni se një scrub i mirë, qoftë natyral apo jo, do t’ju pastrojë lëkurën nga qelizat e vdekura gaboni! Kur lëkura juaj vuan nga aknet, ju vetëm sa dëmtoni shtresën mbrojtëse të lëkurës. Ideja është që të riparoni “murin” mbrojtëse të lëkurës tuaj për të mbajtur bakteret jashtë, por përmes scrubit, ju dëmtoni më shumë shtresën e parë të lëkurës.
Çfarë mund të bëni ndryshe: Lani dhe hidratoni fytyrën tuaj me një formulë të butë dhe efektive që përmban eksofiatorë kimikë, si acide glikolike dhe laktike (pra që pastrojnë lëkurën nga shtresat e brendshme pa hequr barrierën mbrojtëse)./Living.al/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...