Organizatorët e Eurovisionit kanë paralajmëruar se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të sjellë edhe largimin e vendit ishullor nga konkursi i famshëm muzikor.
Britania e Madhe pritet që brenda pak më shumë se një javë të mos jetë më anëtare e Bashkimit Evropian.
Një Brexit pa marrëveshje do të ketë pasoja të mëdha në art, kulturë, sport dhe botën e muzikës.
Vendimi ka nxitur reagimin e admiruesve të muzikës në Britani të Madhe, të cilët edhe kanë nisur një fushatë, përmes së cilës kërkojnë që festivali evropian të ruajë përbërjen e tij.
Britania e Madhe ka një histori të gjatë në Eurovision, ku përfaqësuesit e saj kanë fituar garën pesë herë, ku e fundit ishte në vitin 1997.
Theksojmë se këtë vend në këtë garë prestigjioze evropiane do ta përfaqësojë Michael Rice me këngën “Bigger Than Us”, ku fitoi në festivalin e organizuar nga televizioni publik, BBC.
Ndryshe, festivali pritet që këtë vit të mbahet në shtetin izraelit gjersa Shqipërinë do ta përfaqësojë Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...