Në Prishtinë, është mbajtur takimi i radhës në mes të Komisionit Evropian (KE), Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera të lidhura me procesin integrues.
Në takim, mori pjesë z. David Cullen, KE, Ministrja Hoxha dhe personalitete tjera me ç’rast shqyrtuan zbatimin e asistencës së BE-së nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, IPA, çështjet e ndërlidhura me IPA dhe progresin për këtë çështje gjatë vitit 2018.
Duhet të dëshmojmë se kemi stabilitet makro-ekonomik, Emërimin e Komisionarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Deponia e mbeturinave të rrezikshme, Salla e koncerteve dhe Transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, janë disa nga parakushtet për fondet e BE-së.
Mos përmbushja e parakushteve për zbatimin e projekteve mund të rezultojë me anulimin e tyre ose me shtyrjen apo zëvendësimin me projekte të tjera. Anulimi i ndihmës nga BE-ja është e papranueshme andaj duhet që sot t’i ofrojmë përgjigjen e duhura dhe të identifikojmë qartë hapat e radhës për të mundësuar zgjidhjen e këtyre problemeve”, potencoi Ministrja Hoxha.
Ministrja, më pastaj, ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve të raportojnë shkurt rreth gjendjes në sektorët e tyre dhe njëkohësisht, të ofrojnë zgjidhjen e sfidave në sektorët e tyre.
Pas debatit dhe shqyrtimit të çështjeve një nga një, u arrit pajtim për hapat e radhës ndërmjet Kosovës dhe përfaqësuesve të KE-së. U ofruan zgjidhjet për të gjitha çështjet e ngritura, ngase, siç potencoi Ministrja, Qeveria nuk do të lejoj humbjen e fondeve për shkaqe të paarsyeshme.

“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...