Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO –s, Jens Stoltenberg në 70 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të NATO-s.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Haradinaj shkruan se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse NATO-s për intervenimin kundër gjenocidit serb.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i kam dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, me urimet më të mira. Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë.

Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...