Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkak të shtrenjtimit të qirasë ka mbyllur Konsullatën e Nderit në Gjilan, të hapur në qershor të vitit të kaluar.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit. Konsullata deri tashti ka qëndruar në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Gjilan, shkruan sot Koha Ditore.
Hapja e Konsullatës ishte vlerësuar nga ana e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si thellim i bashkëpunimit me qeverisjen komunale të Gjilanit, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, të turizmit dhe të koordinimit të aktiviteteve të tjera.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shpreson se mbyllja e Konsullatës së Nderit të jetë e përkohshme dhe se Ambasada e Shqipërisë do të gjejë një lokacion, i cili do të jetë i përshtatshëm, në të cilin do të vendoset edhe Konsullata e Nderit.
Ditë më parë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka marrë vendim të shkarkojë 38 konsuj nderi, për rrjedhojë edhe mbylljen e konsullatave të tilla në gjithë botën.
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...