Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara (OKB) për mbrojtjen e fëmijëve nga konfliktet e armatosura në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, mes Komandës së Forcave të Përbashkëta të lidhura me koalicionin në Riad dhe përfaqësueses speciale të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, Virginia Gamba, është nënshkruar një marrëveshje për mbrojtje më të fortë të fëmijëve në Jemen.
Iniciativa ndërkombëtare për rehabilitimin e fëmijëve do të fillojë nga muaji i ardhshëm.
Thuhet se në Jemen 24 mijë fëmijë janë përdorur nga rebelët Huthi në konflikte dhe se kjo situatë vazhdon ende në rajonet e përleshjeve në vend ku gjithashtu një kohë të gjatë vazhdon destabilizimi dhe konfliktet e armatosura mes forcave të qeverisë dhe atyre Huthi.
Rebelët Huthi që nga shtatori 2014 e deri tani mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi 2015 e deri më sot japin mbështetje për Qeverinë e Jemenit kundër Huthive.
Si pasojë e urisë, kolerës, përplasjeve dhe sulmeve ajrore, Jemeni është skenë e një drame të madhe humanitare kostoja e të cilës rëndon mbi civilët.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...