Emma Roberts e konfirmon se ka të dashur të ri

23:38 | 1 Prill 2019
Trina Galanxhi

Duket se të gjitha raportimet ishin të sakta – Emma Roberts dhe Garret Hedlund janë në lidhje dashurie.

Çifti kanë konfirmuar të gjitha thashethemet kur janë parë duke ecur dorë për dore në qytetin e New Yorkut.

Në fotografitë e kapura nga paparacët, aktorja 28 vjeçare dukej shumë e buzëqeshur derisa po ecte bashkë me të dashurin e saj, yllin e “Triple Frontier”.

Para romancës me Garret, Roberts ishte e fejuar me aktorin Evan Peters. Ata janë ndarë pas lidhjes së tyre pesëvjeçare që nuk ishte shumë stabile.

Në ndërkohë para lidhjes me aktoren 28 vjeçare, Garrett Hedlund ka qenë i fejuar me kolegen e tij nga “On the Road”, Kirsten Dunst nga 2011 deri në vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale