Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që ta rishqyrtojë edhe një herë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, pasi koha ka ardhur të shikohet se çfarë është më e rëndësishme për Kosovën.
Apostolova i ka bërë këto komente në tryezën e organizuar me rastin e trevjetorit të MSA-së për Kosovën.
“Ne e kuptojmë taksën 100 për qind, mirëpo koha ka ardhur të shikohet se çfarë është më e rëndësishme për Kosovën. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit që ta rishqyrtojë edhe një herë taksën, të ketë fotografi më të gjerë, dhe të ketë finalizim sa më të shpejtë të dialogut”, ka përfunduar Apostolova.
Ajo foli edhe për liberalizim të vizave, duke porositur që qytetarët e Kosovës të mos zhgënjehen.
“BE-ja është zotuar se lëvizja e lirë do të jetë prioritet i dialogut. Kosova ka bërë progres në luftimin e korrupsionit. Vota e PE-së është dëshmi që keni përparuar. Procesi duhet të zhvillohet, dhe është në dorën e këshillit. Mos u zhgënjeni sepse nuk është duke u zhvilluar në shpejtësi, nuk bëhet automatikisht. E ndjejmë një lloj dhimbje, porosia ime është që të vazhdoni në këtë rrugë të drejtë, ruani këtë progres, jam e sigurt që do të ketë një fund të lumtur”, tha Apostolova.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?