Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në takim sot deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt.
Pas takimit më dyer të mbyllura i pari i Qeveris, në një konferencë për media ka thënë se në takim është biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, shkruan arbresh.info.
” Kam nderin të pres deputetët gjerman, biseduam për bashkëpunimin bilateral Kosovë-Gjermani që është në progres dhe mund të bëhet më shumë. Konfirmova gatishmërinë time të thellojmë këtë bashkëpunim. Po ashtu shpreha falënderim për procesin e Berlinit, ky proces ka ndihmuar rajonin, falënderoj edhe Merkelin. Ne jemi Kosova dhe dëshirojmë të jemi Kosovë, jemi po ashtu Evropë dhe dëshiroj t’i bashkohemi Evropës dhe të lëvizim lirshëm pa viza”, tha Haradinaj pas takimit.
Ndërsa njëri nga deputetet, Christian Schmidt, tha se Gjermania do të vazhdoj të jetë edhe me tej përkrahëse e Kosovës në proceset ndërkombëtare.
“Unë dhe kolegu im jemi përfaqësues të parlamentit Gjerman. Jemi për vizitë sot në Kosovë. Nuk është vizita jonë e parë por një nga shumë vizitat që i kemi bërë në Kosovë. Më kujtohet koha kur isha zëvendës ministër dhe në atë kohë kemi pasur vizita më shumë në Kosovë. Kjo është baza kryesore për bashkëpunim në të ardhmen në Kosovë. Falënderojmë Qeverinë për mirëpritjen për ushtarët tanë që janë këtu më mision. Gatishmëria jon është që Kosova ti bashkohet Bashkimit Evropian ne do të punojmë në këtë drejtim”, tha ai.
Më i ashpër në deklaratat e tij ishte deputeti tjetër i Bundestagut, Peter Bauer.
Gjatë prononcimit para mediave Bauer, tha se dialogu më Serbin duhet të vazhdoj ndërsa vuri në pah edhe njëherë se Gjermania është kundër idesë së shkëmbimit të territorit.
Ai tha se kushdo që e mendon këtë ide duhet të dijë se kjo prek edhe Evropën.
” Vetëm ta konfirmoj edhe një herë mirënjohjen ton për mirëpritjen tuaj. Ne s’jemi këtu vetëm në një vizit zyrtare por kemi ardh të miqtë tanë pasi Kosova dhe qytetaret e saj janë miqtë tanë. Me kemi biseduar edhe për proceset dhe dialogun që e mbështesim dhe që duhet të vazhdoj më Kosovën dhe Serbin po ashtu e kemi prekur edhe temën e shkëmbimit të territoreve që ne e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë në vazhdimësi. Ne prag të zgjedhjeve të BE-së ne do të vazhdojmë të jemi mbështetës ndaj Kosovës në proceset e saj. Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve. S’mujm mi zgjidh problemet që i kemi përmes problemeve të reja. Ai që mendon se do të zgjidhen problemet më këto ide duhet të dijë se kjo ide do të prek jo vetëm Kosovën por edhe rajonin”, tha ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/661354087618341/


Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...