Edhe pse nuk është shprehur me zë e figurë lidhur me raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, kryeministri Edi Rama e ka bërë atë përmes një postimi, ndërsa transmetonte LIVE, konferencën e të deleguarit të tij në Ministrinë e Jashtme.
Ashtu si në çdo raport të publikuar për Shqipërinë, edhe raporti i fundit i DASH, u lexua në mënyra të ndryshme nga forcat politike.
Për kryeministrin ‘rrugëhumburit e politikës’ e përdorën edhe këtë raport për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre.
“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” – shkruan Rama, bashkëngjitur videos ku ministri në detyrë Cakaj zbërtheu edhe ai sipas mënyrës së tij, raportin e DASH./balkan web
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...
“Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të...
Petit mbron Arsenalin: Gjithmonë e njëjta histori
OEK: Kosova ka nevojë për stabilitet jo për zgjedhje– Qeveri...