Deri sa kohë Saimir Tahiri ishte aktiv në politikë, ata të dy shiheshin si rivalë të fortë njëri-tjetrit. Por edhe tani që Saimir Tahiri po përballet me drejtësinë dhe është larguar nga partia dhe drejtimi i PS-së së Tiranës, Erion Veliaj thotë se mungesa e një individi nuk do të ndikojë në fitoren e Partisë Socialiste në kryeqytet.
“Partia Socialiste është më e fortë edhe se unë, edhe se Saimiri, edhe se Blerina. Në PS jemi super të mobilizuar, jo vetëm për bashkinë por edhe për këshillin bashkiak sepse na duhet një shumicë që nuk e lënë punën dhe kjo është arsyeja pse Këshilli Bashkiak ka 100 kandidatë”, – tha Erion Veliaj në studion e emisionit “Opinion”.
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...