Shkarkohen dy anëtarë nga bordi i “termokosit” (dokument)

18:36 | 19 Shtator 2015
Gita

Komisioni Komunal i Aksionarëve në mbledhjen e datës 17.09.2015, ka nxjerrë vendim për shkarkimin e Adnan Preniqit nga detyra e kryesuesit dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Ngrohtorës së Qytetit “Termokosi” dhe po nga i njëjti bord u shkarkua edhe Nagib Krasniqi, ky i fundit anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe kryesues i komisionit të auditimit.

Komisioni Komunal i Aksionarëve përbëhet në shumicë nga asambleistët e LDK-së dhe PDK-së kurse këta që janë shkarkuar, janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për Adnan Preniqin thuhet se është shkarkuar për arsye se ka refuzuar të përpiloj dhe t’i dorëzoj Komisionit të Aksionarëve, raportin detal të punës së Bordit të

Drejtorëve, ka dështuar në organizimin, mbajtjen dhe udhëheqjen e takimeve të punës për zgjedhjen e kryeshefit të ndërmarrjes ngaqë ka organizuar dy konkurse dhe në të dy rastet ka treguar paaftësimenaxheriale dhe si arsye e tretë përmendet zgjedhja e një ushtruesi të detyrës së kryeshefit ekzekutiv për ndërmarrjen ngaqë kontrata e drejtorit ka skaduar në janar të 2015-ës, transmeton Indeksonline.

Për anëtarin tjetër të shkarkuar, Nagip Krasniqi janë dhënë katër arsye. E para është se ai ka refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjen e datës 24.08.2015 pa dhënë asnjë arsye qoftë me shkrim apo përmes telefonit, pasi në atë mbledhje në rend dite ka qenë raportimi i punës së Komisionit të Auditimit, e dyta është se ai ka refuzuar të përpiloj dhe t’i dorëzoj Komisionit Komunal të Aksionarëve, raportin e punës së Komisionit të Auditimit për periudhën janar-korrik 2015.

Arsyeja e tretë është se ai ka dështuar në organizim, mbajtje dhe udhëheqjen e takimeve në Komisionin e Auditimit për Ndërmarrjen dhe si kryesues i komisionit, ka dështuar edhe në përgatitjen dhe përpilimin e raportit të auditivit për ndërmarrjen për vitin 2015.

Ky vendim është firmosur nga Muhamet Selmani, aksionar dhe Ajnishahe Azemi, aksionare.

20150919182815607

Shpërndaje në rrjete sociale