Kryeparlementari Kadri Veseli, i’u ka kundëpërgjigjur ambasadorit zviceran, Jean-Hubert Lebet duke i thënë se në Skenderaj ka shumë heronj, nga aty është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Ambasadori zviceran kritikoi Kosovën duke thënë se po paguan shumë veteranë të rrejshëm dhe se Zvicra nuk mund të investojë në këtë vend kur ka të holla, vetëm se duhet të largohen nga listat këta veteranë.
Por, Veseli i ka thënë se në Skenderaj ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë të vërtetë të UÇK’së, ka shumë heronj sipas tij në këtë zonë që i kanë dhënë kontribut paqes.
Kryeparlementari Kadri Veseli, i’u ka kundëpërgjigjur ambasadorit zviceran, Jean-Hubert Lebet duke i thënë se në Skenderaj ka shumë heronj, nga aty është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
Ambasadori zviceran kritikoi Kosovën duke thënë se po paguan shumë veteranë të rrejshëm dhe se Zvicra nuk mund të investojë në këtë vend kur ka të holla, vetëm se duhet të largohen nga listat këta veteranë.
Por, Veseli i ka thënë se në Skenderaj ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë të vërtetë të UÇK’së, ka shumë heronj sipas tij në këtë zonë që i kanë dhënë kontribut paqes.
“Këtu ku sot do të bëhet përurimi i këtij investimi i cili është shumë i madh, i nderuari ambasador ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë vetëm luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Ka shumë heronj kjo zonë, por ka edhe njerëz të cilët japin kontribut edhe sot paqes. Ky vend ka ditur t’i jap luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”, tha ai./gazetametro.net
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...